![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjeq5CQ0LfsAUIxXCKTsqgonYCeuN4xnsfZkc8X35twRT7FWK9MsOswP8XgZXchnJaJyalypsyItZthfx59wUcP2siOCkaxxXwy-HA2Ld0pkokdzsCtJx42sT-rVng8b3kVVQutbdwv1Vg/s1600/Screen-Shot-2015-04-13-at-9.07.31-PM.png)
Pas kundër-deklaratës së Teas se nuk është lesbike, por ka trilluar vetë këtë histori, janë hedhur një sërë dyshimesh në faqet e shumta të internetit dhe rrjetet sociale për seksualitetin e saj.
Në fakt, mes deklaratës së parë: Tea lesbike dhe Tea nuk është lesbike, një numër i madh pikëpyetjesh ngrihen rreth këtij personazhi.
E në fakt një detaj që ka nisur të qarkullojë së fundmi është fakti se Tea ka qenë e fejuar për disa kohë me një djalë, fejesë kjo e cila ka qenë e njohur familjarisht edhe nga të afërmit të vajzës nga Korça.
Vetë ajo ka deklaruar se ka pasur një lidhje, por nuk ka pohuar që ka qenë e fejuar. Kaq a mjafton për të kuptuar nëse Tea është apo jo lesbike? Një natë më parë Tea pohoi para banorëve se nuk është lesbike dhe se e kishte sajuar këtë histori. Kjo tronditi banorët të cilët nuk janë kursyer as me akuzat ndaj saj, duke e cilësuar mashtruese.