Tuesday, April 14, 2015

Vazhdon …… në Big Bërdello

Banorët po kalojnë një mbrëmje të qetë në shtëpi. Alba dhe Diedoni vazhdojnë të flasin orë të tëra në oborrin e shtëpisë për Marsuelën. Alba është bërë shumë xheloze. Diedoni i rrëfen se ajo i ngjan shumë ish të dashurës së tij.
Ai thekson se më ngjashmëri, nuk nënkupton karakterin, por paraqitjen e saj. Ata diskutojnë gjatë për prezantimin, lojën e Marsuelës dhe pse Alba është e bezdisur që po kalojnë orë që flasin për të, do të bindë veten se si duket ajo në sytë e Diedonit.
Dilema më e madhe e Fatjonit ka ditë të tëra që nuk po marr udhë. Ai ka kohë që lexon në gjeste, përqafime, puthje e jo vetëm nga Xhensila, por një pëlqim pse jo dhe fillimin e një ndjenje që ndoshta do të përfundonte me një lidhje dashurie brenda shtëpisë.
Ata sot me orë të tëra po shëtisin rreth pishinës së shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Xhensila vetëm dëgjon, ndërsa Fatjoni pret përgjigje. Ai lodhet dhe e pyet se çfarë ajo ndjen deri në këto momente për të. Xhensila shprehet “afeksion”.Fatjoni ndalon dhe e pyet: “vetëm kaq?” dhe ndoshta nuk ishte kjo përgjigjja që ai priste, por ajo shumë ftohtë i thotë se vetëm aq.
Pjesa tjetër e banorëve gjenden në dhomën e ndenjes duke treguar histori nga jeta jashtë shtëpisë. Zaida i kërkon Kristit të njihen më shumë dhe e pyet rreth jetës së tij. Djali nga Korça çdo përgjigje ia kthen me humor.
Diedoni dhe Alba u bashkohen Fatjonit dhe Xhensilës. Ata shkëmbejnë disa batuta, por nuk vonon shumë dhe Fatjonit vjen me një pyetje direkte për ta. “Ju të dy keni bërë seks?”, pyet Fatjoni. Nata e mbrëmshme ka qenë shumë e nxehtë për çiftin Diedoni-Alba, por ata nuk kanë arritur më larg sesa netët shkuara.
Çdo gjë është lakuar vetëm nga përqafime dhe puthje të nxehta. Alba fillon të përgjigjet me pyetje dhe në fund i thotë se ende nuk ka ndodhur asgjë mes tyre, por kjo nuk do të thotë që mund të mos të ndodhë. Diedoni e mbështet duke e bërë me dije Fatjonin se java është para.

Historia e lezbikes së BB: “I fejuari e kapi me shoqen”



Pas kundër-deklaratës së Teas se nuk është lesbike, por ka trilluar vetë këtë histori, janë hedhur një sërë dyshimesh në faqet e shumta të internetit dhe rrjetet sociale për seksualitetin e saj.
Në fakt, mes deklaratës së parë: Tea lesbike dhe Tea nuk është lesbike, një numër i madh pikëpyetjesh ngrihen rreth këtij personazhi.
E në fakt një detaj që ka nisur të qarkullojë së fundmi është fakti se Tea ka qenë e fejuar për disa kohë me një djalë, fejesë kjo e cila ka qenë e njohur familjarisht edhe nga të afërmit të vajzës nga Korça.
Vetë ajo ka deklaruar se ka pasur një lidhje, por nuk ka pohuar që ka qenë e fejuar. Kaq a mjafton për të kuptuar nëse Tea është apo jo lesbike? Një natë më parë Tea pohoi para banorëve se nuk është lesbike dhe se e kishte sajuar këtë histori. Kjo tronditi banorët të cilët nuk janë kursyer as me akuzat ndaj saj, duke e cilësuar mashtruese.

Saturday, February 21, 2015

Ledion Liço Prezantuesi i ri i Big Brother Albania 8

Tashme eshte zyrtare dhe lajmi vjen nga vete redaksia a Big Brother Albania. Prezantuesi Ledion Lico do jete ai qe do zevendesoje prezantuesen e 7 edicioneve te kaluara te BBA Arbana OSmani . Arbana nuk mund ta drejtoje kete edicion per shkak te shtatezanise se saj . Nder gjithe prezantuesit e talentuar te Top-Channel kishte ide te ndryshme dhe “sfida” ka qene midis Eno Popit dhe Ledion Licos i cili sic duket eshte menduar si me i pershtatshmi nga ideatoret e Bigut ! A eshte ky nje vendim i drejte i vellait te madh ? Kjo mbetet per tu pare dhe vlersuar nga publiku ! Gjithsesi Ledioni e ka treguar aftesine e tij ne prezantimet e shume emisioneve